Ballina Sport Ludogorets zbarkon në Milano i “maskuar”, lojtarët i frikësohen koronavirusit (FOTO)

Ludogorets zbarkon në Milano i “maskuar”, lojtarët i frikësohen koronavirusit (FOTO)

4
SHPËRNDAJE

Skuadra bullgare e Ludogorets do të luajë nesër në Europa League me Interin, por situata nuk është ashtu si duhet. Ndeshja ishte në pikëpyetje, por mesa duket UEFA nuk ka lejuar të përdoret koronavirusi për të shkatërruar eventin futbollistik më të rëndësishëm në kontinent.

Bullgarët kanë zbrkuar në Milano të maskuar. Ata janë të frikësuar nga koronavirusi dhe sikurse shihet në foto, duken të gjithë me maska, edhe sipas porosive që u janë dhënë.

Ditën e enjte Inter do të presë skuadrën bullgare Ludogorets për takimin e dytë në kuadër të Europa League, takim që do të luhet pa tifozë në orën 21:00.

Frika e koronavirusit nuk ka kaluar, lojtarët e skuadrës bullgare kanë arritur tashmë në Itali, dhe janë parë duke u futur në hotel të maskuar për shkak të frikës së virusit vdekjeprurës që ka kapur veriun e Italisë.