Ballina Lajme Bota/Rajoni Luanëve u duken brinjët/ Tmerr, shihni çfarë ndodh në kopshtin zoologjik (FOTO)

Luanëve u duken brinjët/ Tmerr, shihni çfarë ndodh në kopshtin zoologjik (FOTO)

82
SHPËRNDAJE

Është pa diskutim kopshti zoologjik më i keq në botë. Një peticion online i bën thirrje kujtdo që të ndihmojë luanët dhe luaneshat që po ngordhin nga uria të transferohen në një ambient më të mirë.

Njëri prej pesë luanëve që ndodheshin në kopshtin zoologjik Al-Qureshi në Kartum, kryeqytetin e Sudanit, mësohet se ka ngordhur ditët e fundit, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mjerueshme, pasi nuk kanë ushqim dhe as mjekime.

Sipas zyrtarëve të kopshtit kafshët madhështore kanë humbur 2/3-at e peshës së tyre trupore. “Nuk kemi para për t’i ushqyer”, tha për AFP një prej menaxherëve të kopshtit, Essamelddine Hajjar. Parku administrohet nga bashkia e qytetit dhe gjithashtu donatorë privatë. Sudani është përfshirë nga një krizë ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së monedhave të huaja në qarkullim.

Nuk dihet sa luanë ka gjithsej në Sudan, por shumica e tyre ndodhen në parkun kombëtar “Dinder” në kufirin me Etiopinë. Luanët afrikanë konsiderohen si specie në rrezik nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Numri i tyre në kontinent ka rënë me 43% nga viti 1993 në vitin 2014 dhe sot ka vetëm 20 000 të tillë./ a2cnn