Ballina Showbiz Luana Vjollca fiton çmimin e rëndësishëm në SHBA (FOTO)

Luana Vjollca fiton çmimin e rëndësishëm në SHBA (FOTO)

41
SHPËRNDAJE

Moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe Luana Vjollca ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020”.

Ka qenë vetë Luana, e cila përmes një videoje të postuar në Instagram bëri falenderimin e saj për nominimin dhe u shpreh mirënjohëse për faktin se përfaqësoi një vend si Shqipëria.

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël, por kaq të dashur e të bukur siç është Shqipëria”, u shpreh moderatorja shqiptare.

“Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.

-----