Ballina Lajme nacionale LSI akuzon Ramën se po vjedh floririn e shtetit, Meta bën lëvizjen...

LSI akuzon Ramën se po vjedh floririn e shtetit, Meta bën lëvizjen e papritur

9
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin  për “rezervat materiale të shtetit”.

Meta tha se nga “shqyrtimi i ligjit nr. 36/2019, konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhërit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit.

Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr.36/2019, duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij për të vlerësuar objektivisht nëse miratimi i këtij ndryshimi në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” është vërtet i nevojshëm apo jo.”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot se “Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit” dhe me këtë ndryshim, sipas tij, “kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për mallrat e grupit A, ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij”.

“Në një relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin, thuhej se “Kjo bëhej që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte”. Ky mashtrim është sa bajat aq edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë”, theksoi Vasili.

 

-----