Ballina AKTUALE LPD: Uron fituesin e zgjedhjeve dhe thërret në unitet të partive politike...

LPD: Uron fituesin e zgjedhjeve dhe thërret në unitet të partive politike shqiptare

351
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik në mbledhjen e mbajtur më 24.06.2020, ka shqyrtuar dhe analizuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare që u mbajtën më 21 qershor 2020 dhe për opinion nxjerrë këtë:

Kumtesë

Pas një periudhe disa javore, aktivistë, simpatizantë e anëtarë të LPD-së, kanë qenë maksimalisht të angazhuar në fushatën zgjedhore dhe kryesia dhe kryetari i LPD-së z. Shqiprim Musliu, janë mirënjohës për kontributin e tyre që në fund rezultoi me sukses, duke patur parasysh se LPD ka arritur të ruajë elektoratin e vetë dhe në Kuvendin Komunal të Bujanocit përfaqësohet nga kandidatë të cilët do të veprojnë në mënyrën më të drejtë dhe më të sinqertë.

Kryesia e LPD-së po ashtu shprehë falënderimet më të sinqerta për të gjitha kandidatet dhe kandidatët për këshilltarë të LPD-së, të cilët kanë dëshmuar një angazhim të sinqertë dhe të palodhur gjatë gjithë kohës së fushatës zgjedhore.

LPD uron Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve dhe mbetet e përkushtuar në faktin që uniteti i partive politike shqiptare do të jetë çelësi i krijimit të koalicionit të ardhshëm në komunën e Bujanocit.

LPD i bën thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të tregohen të gatshme për arritjen e koalicionit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të dëshmohet fuqia politike dhe rëndësia e shqiptarëve që jetojnë në komunën e Bujanocit.

Bujanoc

24.06.2020

---- ---- ----
-----