Ballina Lajme vendore LPD për nder të 12 vjetorit të Pavarësis së Kosovës bëjnë homazhe...

LPD për nder të 12 vjetorit të Pavarësis së Kosovës bëjnë homazhe tek varri i Jonuz Musliut

132
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nderuam shqipëtarin e Luginës së Preshevës që dha një kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Jonuz Musliun.

Ndërkohë kryetari Shqiprim Musliu u shpreh;

Sot shënojmë ditën e Pavarësisë së Kosovës si një shtet i pavarur e sovran. Përpjekja e shqiptarëve për liri e çlirim ishte ndër betejat më të rëndësishme të popullit tonë që më 17 shkurt 2008 i vendosi themelet e shtetndërtimit.

Vizioni i veprimtarëve dhe përpjekja e tyre për një shtet me vlera demokratike, sot në 12 vjetorin e pavarësisë përkujtohet me plotë sfidë e sakrificë.

17 shkurti i 2008 për mua është ndër ditët më të veçanta të jetës sime. Më kujton gëzimin e madh të udhërrëfyesit tim Jonuz Musliut, por njëkohësisht më kujton edhe motivin e tij të madh që vendi ynë, Kosova Lindore, të jetë pjesë përbërëse e trungut të saj, Kosovës.

Dhe pikërisht sot në këtë përvjetor, qëndruam pranë tij me shokët e tij besnik, duke bër homazhe e duke përkujtuar amanetin e tij. Dhe për këtë jemi përbetuar se ideali dhe misioni i tij një ditë do të jetë realitet. Përpjekja vazhdon.

Urime Kosovë!

---- ---- ----
-----