Ballina Showbiz Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës

Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar këngën më të re “Rrushe”. Vetë artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, të kaluarës së shtetit tjetër shqiptar dhe të ardhmes së saj. Kënga do të jetë pjesë e serialit më të ri, me po të njëjtin emër. “Rrushe” është prodhuar nga Gjirafa Studios dhe do të lancohet me 9 Maj.

Ndërsa Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip janë përfshirë skena nga seriali, të ndërlidhura me tekstin që prek realitetin shqiptar. “E ardhmja po ushqehet veç me propaganda, po m’dhimet nana, e madhe plaga, zemra e saj po kan, andrat mesin andrra, ppo m’dhimet baba, e myti gajlja, s’po mun me dal pi vetes, andrrat mesin andrra.”, janë disa nga fjalët e tekstit.

Gjatë këngës, reperi përmend shpesh “bohet mirë” ndërsa vazhdon të pyesë “edhe sa?” si një shpresë që gjithçka do të jetë më mirë. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku. “Ke godit. Fiks për kohën e ke bo këtë kong. Në çdo fjalë.”, shkruan një përdorues në Youtube. Kujtojmë që kjo këngë vjen një muaj pas publikimit të projektit “Diego”, i cili gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /abcnews.al

The post Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----