

Ata janë bërë prindër dhe po i shijonë ditët më të lumtura.
Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli – Qaka, gëzojnë jetë të lumtur bashkëshortore.
Ata u martuan në shtator të vitit 2017 dhe në muajin mars të vitit 2018, ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Una.
Prindërit e Unës vazhdimisht publikojnë imazhe të bukura të saj. E kjo e fundit të cilën e publikoi e ëma e bukuroshes, do t’ju shkrijë.
“Lumturi e pastër”, ishte mbishkrimi i fotografisë që e publikoi e ëma e bukuroshes Una në Instagram, transmeton rtv21.
Prindërit e Unës janë mjaft të përkushtuar ndaj saj.