
Talenti i Tiranës kërkohet nga shumë skuadra të ndryshme në Europë, por deri më tani bardheblutë kanë rezistuar pasi ofertat e ardhura nuk kanë kënaqur kërkesat e presidentit Halili.
Numri një i Tiranës kërkon të paktën 800 mijë euro për të lënë të lirë talentin e tyre dhe shifra më e madhe e ardhur deri më tani ka qenë rreth 400 mijë euro nga Gent në Belgjikë.
Së fundmi mediat turke raportojnë se Fenerbaçe është vënë pas Muçit.
Skautët e gjigandit turk po vëzhgojnë sulmuesin 19-vjeçar dhe nëse do të marrin sinjale pozitive nga Tirana do të nisin negociatat zyrtarisht.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në merkaton e verës, ndërsa ankandi për Muçin sapo ka filluar dhe Tirana “fërkon duart” pasi kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.
