Ballina Sport Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësin

Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësin

34
SHPËRNDAJE

Një krenari e madhe teksa sheh lojtarë të Shqipërisë që kërkohen nga ekipet më të mira të Europës. Të paktën në rastin e Marash Kumbullës që ka fituar dashurinë dhe interesimin e të gjithëve, duke kërkuar që ta transferojnë në merkaton e verës.

Së fundmi listës së gjatë të Inter, Lacios, Evertonit, Milanit, Napolit që kanë kërkuar mbrojtësin e Kombëtares, i bashkohet edhe një ekip tjetër i njohur. Këtë herë vjen sërish nga “Premier League”, por bëhet fjalë për Arsenalin.

Prestigjozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen Kumbullën dhe do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera për ta transferuar në verë. Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona. Tabloidi britanik e konsideron Marash Kumbullën si Giorgio Chiellinin.

-----