Ballina Sport Lojtarët votojnë për të, Juventus drejt emërimit të një tjetër ish-milanisti

Lojtarët votojnë për të, Juventus drejt emërimit të një tjetër ish-milanisti

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gennaro Gattuso do të lërë Napolin në fund të sezonit, pavarësisht nëse kualifikohet apo jo në Champions League dhe pritet të marrë menjëherë drejtimin e një tjetër klubi, ndoshta më të madh.

Juventusi do të shkarkojë Andrea Pirlon në fund të sezonit dhe po mendon për një trajner të ri, teksa në skenë ka dalë një tjetër ish-milanist, pikërisht Gattuso.

Il Mattino raporton se lojtarët bardhezi kërkojnë Gattuson si trajner dhe të shtyrë nga kjo dëshirë, drejtuesit pritet të përgatisin një ofertë për trajnerin aktual të Hysajt.

Ndërkohë një tjetër napolitan pritet ta ndjekë pas. Bëhet fjalë për drejtorin Giuntoli, i cili lë Napolin në fund të sezonit dhe mund të zëvendësojë Paraticin, edhe ai në ikje e sipër nga “Zonja”. /abcnews.al

 

The post Lojtarët votojnë për të, Juventus drejt emërimit të një tjetër ish-milanisti appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----