
Klubi i Arsenalit u paralajmërua për transferimin e Shkodran Mustafit dhe të Lucas Perez-it nga shefi i tyre i rekrutimit në vitin 2016.
Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare erdhi nga Valencia atë verë për 36 milionë paund, ndërsa penez u ble për 12 milionë paund.
Në po atë dritare merkatoje, Bayern Munchen shiti yllin e ekipit, Serge Gnabry, për vetëm 5 milionë paund.
“Topçinjtë” kishin nevojë për blerje të reja, ndërsa zhgënjyen me transferimet e kryera, përfshirë Mohamed Elneny dhe Mathieu Debuchy, me Petr Cech, blerjen e vetme gjatë verës së 2015-ës.
Shefi i rekrutimeve Francis Cagigao nuk e kishte përfshirë fare në sitën e alternative ndërsa klubi po kërkonte një qendërmbrojtës, ndërkohë që i pyetur ai e përshkroi si një futbollist mesatar.
Mustafi është një nga lojtarët më të kritikuar, me paraqitje të luhatshme, por që ka zhgënjyer në disa momente kyçe me veprimet ë gabuara.
Duhet thënë se 27 vjeçari nën drejtimin teknikut Mikel Arteta ka bërë paraqitje shumë të mira, pot sërish nga ai pritet shumë.