Ballina Lajme nacionale “Lojë e rëndë”/ Rama: Ja pse nuk shtyhen zgjedhjet

“Lojë e rëndë”/ Rama: Ja pse nuk shtyhen zgjedhjet

18
SHPËRNDAJE

Nga Skrapari, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Duke lëshuar një sërë akuzash në drejtim të opozitës, ai dha edhe arsye se përse nuk shtyhen zgjedhjet.

“PS-ja ka kaluar përmes divorcesh dhe martesash, u bëj thirrje socialistëve që të shkojnë në kutitë e votimit sepse duhet një mbështetje jo thjeshtë për kandidatët tanë por për Shqipërinë që duhet të ndahet nga politika e baltës dhe sherrit e një individi që e mban Shqipërinë nën tension prej 30 vitesh. Ato forca duhet të shpërbehen duke dalë nga duart e tij.

Keni dëgjuar kur thonë se përse nuk shtyhen zgjedhjet. Nëse i hapet rrugë dhe shpërblehet kjo politikë qorre dhe e dhunshme dhe atëherë nuk është çështja se po ç’tensionohet situata tani, por do ta marrë përpara për disa vite Shqipërinë se një parti tjetër mund të dalë me këtë kërkesë, pastaj një tjetër dhe një tjetër dhe kthehet në një lojë të rëndë”, deklaroi kryeministri.

-----