Ballina Lajme nacionale Loja e LDK-së dhe VV-së për koalicionin

Loja e LDK-së dhe VV-së për koalicionin

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK-ja luan “të fortin”, Vetëvendosja “të urtin”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pohuar se edhe në rast të koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje kandidati më i përshtatshëm për kryeministër nga të dyja partitë do të jetë Vjosa Osmani.

LDK-ja ka dhënë sinjale që nuk lëshojnë pe për pozitën e kryeministrit, duke e rrezikuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen, së cilës ka nisur t’i humbë durimi, shkruan sot gazeta Zëri.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e vendosur se në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit të këtij viti do ta ketë kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, me ose pa koalicione parazgjedhore.

Ndonëse ka kohë që i kanë nisur bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës po shprehet e bindur se kandidati për kryeministër do të jetë nga LDK-ja.

Madje gjatë ditës së djeshme nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, deklaroi se edhe për Vetëvendosjen Vjosa Osmani do të jetë kandidatja më e përshtatshme.

---- ----
----
----- ----
-----