Ballina Sport Locatelli: Qava kur më largoi Milani, ishte një moment shkatërrues për mua

Locatelli: Qava kur më largoi Milani, ishte një moment shkatërrues për mua

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Manuel Locatelli është një nga mesfushorët më të mirë italianë të momentit. 23-vjeçari u rrit te Milani dhe pesë vite më parë debutoi me kuqezinjtë. Mesfushori u bë i njohur me një gol shumë të bukur që i shënoi Juventusit.

Në verën e vitit 2018 erdhi kalimi te Sassuolo, ekip ku është kthyer në liderin e mesit të fushës dhe ku ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari te kombëtarja italiane falë paraqitjeve pozitive.

Lojtari i talentuar i është rikthyer momentit të dhimbshëm kur u largua nga Milani., më saktë e detyruan. Locatelli nuk e kishte aspak të thjeshtë të pranonte faktin që nuk ishte në lartësinë e duhur për të luajtur me skuadrën e zemrës.

 

Manuel Locatelli

Ishte shkatërrues momenti kur më thanë që nuk isha pjesë e projektit të tyre. Ndodheshim në një nga pankinat e Milanellos dhe drejtuesit më thanë që nuk më i rëndësishëm për ta, ishte shkatërruese t’i dëgjoja ato fjalë.

Po sillesha rreth makinës time duke qarë, më pas ika tek e dashura ime dhe filluam të qanim të dy. Më pas fola në telefon me prindërit. Ishte një moment i dhimbshëm, por më ndihmoi, sepse edhe unë kisha nevojë të ndryshoja.

Sassuolo? Boateng erdhi tek unë, më përqafoi dhe më tha të tregoja se çfarë isha në gjendje të bëja. ‘Më në fund je këtu’, më tha… Më pas bisedova me trajnerin në zyrën e tij. Të gjithë më pritën mirë“, kujton Locatelli. /abcnews.al

The post Locatelli: Qava kur më largoi Milani, ishte një moment shkatërrues për mua appeared first on Abc News.

---- ----
-----