Ballina Sport Lleshaj nuk shkon ne stadium per Shqiperi-France, le Ina Nuken ne vendin...

Lleshaj nuk shkon ne stadium per Shqiperi-France, le Ina Nuken ne vendin e tij

19
SHPËRNDAJE

Ministri Sander Lleshaj ka ndare me publikun nje vendim te tij ne lidhje me ndeshjen Shqiperi-France. Ai ka vendosur qe te mos shkoje ne stadiumin Arena Kombetare sic kane vepruar shume qeveritare e punonjes te administrates por vendin e tij ia ka lene polices se plagosur disa muaj me pare, Ina Nuka.

“Sot në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar.
Rroftë Shqipëria!🇦🇱”, ka shkruar Lleshaj ne faqen e tij zyrtare.

The post Lleshaj nuk shkon ne stadium per Shqiperi-France, le Ina Nuken ne vendin e tij appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.