Ballina Lajme nacionale Ljajiq thotë se Serbia humbi 400 milionë nga taksa, “Mini Schengeni” i...

Ljajiq thotë se Serbia humbi 400 milionë nga taksa, “Mini Schengeni” i hapur edhe për Kosovën

16
SHPËRNDAJE

Taksa i ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomisë së Serbisë.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka folur për humbjet që ka pësuar Serbia brenda 1 vjetorit të vendosjes së taksës nga Kosova.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se në vitin e fundit, prej kur Kosova vendosi taksën ndaj mallrave serbe, në Kosovë janë transportuar më pak mallra me vlerë prej 395.7 milionë euro.

Ai po ashtu shtoi se dëmi më i madh është se vështirë se ai mall do të kthehet në tregun e Kosovës edhe pas heqjes së taksës.

Ljajiq në deklaratat e dhëna për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ka thënë se humbjet më të mëdha për shkak të taksës gjatë periudhës nga 21 nëntori i shkuar deri më 21 nëntorin sot, ka përjetuar Nish, Zelezari dhe Smedereva, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka më mallra ushqimore nga Serbia qendrore, në të njëjtën kohë, dyfish më tepër është rritur furnizimi me mallra nga Greqia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, kurse 5o për qind nga Maqedonia.

Ljajiq ka thënë se humbës janë edhe blerësit në Kosovë sepse tani paguajnë më shtrenjtë për mallrat që ju vijnë si zëvendësim.

Në pyetjen e “Mini Schengenit” dhe nëse në të mund të përfshihet edhe Kosova, ai ka thënë se ideja është që të arrihen marrëveshje me cilindo shtet veç e veç, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ide e tri shteteve, por është e hapur edhe për ekonomitë e tjera nga Ballkani perëndimor, andaj për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë dhe për Kosovën”, ka thënë Ljajiq.

Sipas tij, pritjet ishin se të gjithë do të ishin në mbështetje të kësaj ideje, por Kosova nuk dëshiron të jetë pjesë e saj. “Nuk është kjo këshillë politikë por ka logjikë ekonomike”, u shpreh Ljajiq.

Siç ka thënë ai, blerësit do të kenë mallra më të lira për shkak të konkurrencës më të madhe, më lehtë do të vihej tek fuqia puntore dhe do të kishin kursime më të mëdha në shpenzimet e transportit sepse koha më e gjatë shpenzohet gjatë pritjeve kufitare.

-----