Ballina Sport Liverpooli fundos Evertonin, “blindon” kreun, shkëlqen Xherdan Shaqiri

Liverpooli fundos Evertonin, “blindon” kreun, shkëlqen Xherdan Shaqiri

37
SHPËRNDAJE

Ekipi i Liverpoolit nuk njeh kundërshtarë këtë sezon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar pa shumë probleme 5-2 derbin ndaj Everton, në një duel që dhuroi gola dhe emocione.

Pjesa e parë ishte një spektakël më vete, duke dhuruar 6 gola. Pas një kundërsulmi të shpejt Origi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të. Më pas do të ishte radha e Shaqirit, i cili gjeti rrugën e rrjetës, pasi u shërbye mjaft mirë nga Mane.

Everton reagoi me Michael Keane, ndërkohë që disa minuta më pas Origi realizoi golin e tretë, para se Sadio Mane të shënonte të katërtin për të kuqtë.

Në shtesën e pjesës së parë, Richarlison shkurtoi diferencën, por në fraksionin e dytë nuk arritën që të gjenin një tjetër gol. “The Reds” shënuan golin e 5-të në fundin e kohës së rregullt me Wijnaldum, transmeton KJ.

Pas 15 javëve të para, Liverpooli ka fituar 14 ndeshje dhe ka barazuar vetëm në një rast.

The post Liverpooli fundos Evertonin, “blindon” kreun, shkëlqen Xherdan Shaqiri appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

-----