Ballina Sport Liverpool e kërkon, dilema e Milot Rashicës

Liverpool e kërkon, dilema e Milot Rashicës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Milot Rashica është një nga futbollistët shqiptarë më të kërkuar në Evropë. Lojtari i Werder Bremen-it ka treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon dhe hovin a ndali pandemia. Por tashmë të gjithë klubet e interesuara një ide për të e kanë krijuar.

----

Mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e 23 vjeçarit është edhe Liverpool-it. Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen mesfushorin me tipare sulmuese, por me gjithë ato yje në ekip, koha në fushë për të dot jetë e limituar. Kjo është arsyeja se përse mediat gjermane shkruajnë se Rashica e shikon mundësinë e kalimit te të kuqtë, si të ardhur para kohe.

Gjasat janë të mëdha që ai të bëhet pjesë e skuadrës së RB Leipzig-ut.

Trajneri Julian Nagelsmann e vlerëson dhe dëshira është e madhe që të punojë me të në “Red Bull Arena”.

----- ----