Ballina Sport Liverpool dhe Atalanta vijojnë më tej, PSG fiton me goleadë ndeshjen e...

Liverpool dhe Atalanta vijojnë më tej, PSG fiton me goleadë ndeshjen e ndërprerë për racizëm

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Liverpool dhe Atalanta kanë kaluar në raundin e radhës së Champions League pasi u renditën përkatësisht në vend të parë dhe të dytë në Grupin D.

Liverpool barazoi në ndeshjen e fundit në transfertë me Midtjylland 1-1, ndërsa Atalanta luante një përballje të drejtpërdrejt me Ajaksin në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ekipi i Gasperinit u tregua cinik në këtë takim dhe i priti vendasit deri në fund për t’i ndëshkuar me golin e Muriel në minutën e 85 dhe për të rrëmbyer në këtë mënyrë vendin e dytë.

PSG luajti sfidën e ndërprerë mbrëmë për motive racizmi përballë turqve të Basaksehir duke fituar me goleadë 5-1.

Neymar shënoi 3 herë në portën e kundërshtarëve, ndërsa 2 golat e tjerë i realizoi Mbappe. Me këtë fitore francezët morën vendin e parë në grup.

---- ----
----
-----
-----