
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një foto të disa burrave, për të cilët thotë se përshëndesin nga qelitë e komisariatit të Kavajës.
Sipas Berishës, ka qenë një nga të arrestuarit që ka dërguar foton dhe sqaron se janë ndaluar pasi mbrëmjen e kaluar kanë bllokuar KZAZ-në e Luzit të Vogël.
POSTIMI I BERISHËS
Kryengritësve të pamposhtur të Kavajës na përshëndesin nga qelitë e Narkokomisariatit.
Një përshëndetje të përzemërt miq guximtarëve që na bëjnë krenarë. Rama ik! Fitore!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritësit dixhital
Doktor çunat e Kavajës live nga dhoma e paraburgimit në komisariat.
I arrestuan sonte në mbrëmje sepse bllokuan KZAZ-në e Luzit të vogël në përputhje të plotë me ligjin dhe dekretin e Presidentit të Republikës.
Po kthehet komunizmi! Liri demokraci!