Ballina Lajme nacionale LIVE/ Bill Clinton pritet me ovacione: E dua Kosovën, është nderi më...

LIVE/ Bill Clinton pritet me ovacione: E dua Kosovën, është nderi më i madh në jetën time

27
SHPËRNDAJE

Ka nisur me emocione ceremonia për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës.

Ky tubim po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku po marrin pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark e të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Presidenti Clinton u prit me ovacione dhe tha se e dashuron Kosovën.

“Jam shumë i lumtur për këtë pritje të ngrohtë. Sot dua të flas për të ardhmen, por do bëj një rrëfim për të kaluarën. Jam mirënjohës, e dua Kosovën. Është nderi më i madh në jetën time“, tha Bill Clinton.

LIVE nga Prishtina/ Nis ceremonia madhështore për 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Publiée par Gazeta Shqip sur Mercredi 12 juin 2019

-----