Ballina AKTUALE Listat e kandidatëve për Këshilltar Komunal të PVD, PD dhe APN

Listat e kandidatëve për Këshilltar Komunal të PVD, PD dhe APN

1427
SHPËRNDAJE

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc, deri më tani ka shpallur shtatë (7) lista pjesëmarrëse për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Farush Islami, kryetar i Komisonit Komunal Zgjedhor, në një deklarim për LuginaLajm, tha se, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, është çertifikuar vetëm një listë, ajo e “Alternativës për Ndryshim – Arbër Pajaziti”.

“Realisht, që nga largimi i gjendjes së jashtëzakonshme, ne kemi çertifikuar vetëm një listë, ate të shtatën me rradhë, ndërsa gjashtë listat e mëparshme janë çertifikuar para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme” – tha Islami.

Kryetari i KKL, Farush Islami, gjithashtu deklaroi se, për momentin janë edhe tre subjekte – lista të tjera, duke mbledhur nënshkrime përkrahëse.

“Aktualisht po mbledhin nënshkrime përkrahëse edhe dy subjekte shqiptare dhe një serbe” – deklaroi Islami.

I pyetur nga LuginaLajm, se çfarë masa do të aplikohen për fushatën parazgjedhore, ai, deklaroi se: “po presim rekomandimet nga Komisioni Republikan Zgjedhor, që të njejtat t’i zbatojmë edhe në Bujanoc” transmeton Bujanoci.Net

Megjithate, sot KKZ ka publikuar listat me emrat e të gjithë kandidatëve për këshilltarë komunal në Komunën e Bujanocit, të cilat më poshtë mund t’i lexoni:

-----