Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 20 mijë euro gjobë Listën Serbe.
Dënimi ka ardhur si pasojë e thyerjes zgjedhore të këtij subjekti politik në ditën e votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Këto zgjedhje u mbajtën me 29. 11. 2020.
Vendimi për dënim është marrë pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë të Veriut se është thyer heshtja zgjedhore.
Në ditën e zgjedhjeve kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq kishte bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut që ta votonin kandidatin e kësaj partie për kryetar./21Media
The post Lista Serbe dënohet me 20 mijë euro appeared first on RTV21.