Ballina Sport Lista e UEFA-s mbi 50 lojtarët për t’u ndjekur në vitin 2021,...

Lista e UEFA-s mbi 50 lojtarët për t’u ndjekur në vitin 2021, nuk mungon emri i Marash Kumbullës

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Marash Kumbulla është duke ngjitur shpejt shkallët e suksesit në karrierën e tij dhe sigurisht mbi këtë objektiv do ta ndihmojë edhe fakti se tashmë përfaqëson fanellën e një klubi me histori në Serinë A, si Roma.

Në pritje për t’iu rikthyer sërish statusit si titullar, të cilin e humbi si pasojë e COVID-19, mbrojtësi i kombëtares është përfshirë në një listë nga ana e UEFA-s për 50 futbollistët që duhen vëzhguar me kujdes dhe me shumë pritshmëri në vitin 2021.

“Kumbulla iu bashkua akademisë së Veronës në moshën tetëvjeçare. Një qendërmbrojtës i fortë dhe i gjatë, admirues i Kielinit.

Iu bashkua Romës në shtator dhe e ka stabilizuar menjëherë veten e tij në kryeqytetin italian”, ishin fjalët nga UEFA që përshkruanin Kumbullën.

Tashmë, 20-vjeçari ka detyrën për të qenë në lartësinë e duhur dhe për të bërë edhe më shumë për vete opinionin botëror.

---- ----
----
----- ----
-----