Ballina AKTUALE Lista e përbashkët Shqiptare sot takon presidentin Vuçiq për qeverin e re...

Lista e përbashkët Shqiptare sot takon presidentin Vuçiq për qeverin e re Serbe

256
SHPËRNDAJE

Në konsultimet e sotëm me Presidentin e republikës të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përbërjen e qeverisë së re në Serbi, deputetët e sapozgjedhur nga lista e përbashkët Shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” do të shkojnë me “kërkesa të pajtueshme nga të gjitha”.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Presheva dhe Bujanoaci, të cilët garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare me një listë të vetme, u takuan të dje në Preshevë, me liderët e partive politike, “për të rënë dakord për hapat për ditët e ardhshme dhe kërkesat e përbashkëta”. para takimit me Vuçiq.

“Shpresoj që të respektohen të drejtat e shqiptarëve, si dhe angazhimi maksimal i deputetëve tanë – deklaroi Arifi, kryetari i komunës së Preshevës dhe drejtuesi i Alternativës për Ndryshim, citon Bujanovacka.”

Opinionistët ka spekuluar për ca kohë se deputetët e kësaj liste të përbashkët Shqiptare mund të mbështesin qeverinë e re, dhe se kjo mbështetje do të kompensohet nga pozita e sekretarit të shtetit në një nga ministritë.

----- ----- ----- -----