Ballina Showbiz Lisa Kujofsa humb motrën më të vogël: Fluturoi sot në qiell drita...

Lisa Kujofsa humb motrën më të vogël: Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi

92
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Aktorja e njohur, Lisa Kujofsa ka humbur sot të motrën e saj. Ani Kujofsa motra e vogël e saj, është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nëse në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” (ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, ka shkruar Kujofsa përkrah fotos të së motrës./abcnews.al

The post Lisa Kujofsa humb motrën më të vogël: Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----