Ballina Lajme Bota/Rajoni “Lirojeni Palestinën”, rrjeti shpërthen kundër Rihannas

“Lirojeni Palestinën”, rrjeti shpërthen kundër Rihannas

110
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Njerëz të famshëm kanë reaguar për përshkallëzimin e dhunës kundër palestinezëve në Izrael pas  një seri sulmesh ajrore dhe raketash në Gaza dhe Tel Aviv. Dhuna ka ndezur dënime dhe protesta në të gjithë botën. Video të  sulmeve janë shpërndarë  dhe shikuar qindra mijëra here duke u bërë në këtë mënyrë kryefjala e këtyre ditëve. Ndër  figurat e njohura botërore që ka mbajtur një qëndrim lidhur mbi konfliktin ka qenë dhe ylli i muzikës botërore Rihanna. Ajo ka mbajtur një qëndrim neutral dhe kjo ishte arsyeja pse rrjeti shpërtheu kundër saj.

“Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!”, shkroi Rihanna në rrjetet sociale.

Këngëtarja po përballet me një lum kritikash nga fansat të cilët nuk kanë nguruar edhe ta ironizojnë këngëtaren. Një mori aktorësh dhe këngëtarësh kanë ndarë qëndrimet e tyre me ndjekësit në Instagram, duke përfshirë artistët e muzikës si The Weeknd, Zara Larsson, Halsley Dj Khaled dhe Tinashe të cilët ndanë përmbajtjet e tyre me hashtagun e njohur “Lirojeni Palestinën”.

The post “Lirojeni Palestinën”, rrjeti shpërthen kundër Rihannas appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----