Ballina Sport Lionel Messi dënohet me tre muaj pezullim

Lionel Messi dënohet me tre muaj pezullim

22
SHPËRNDAJE

Lionel Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj.

Dënimi do të hyjë në fuqi sot ( e shtune 3 gusht) deri më 3 nëntor.

10-shi magjik i Barcelonës, Leo Messi ka marrë një dënim të rëndë nga CONMEBOL. Ai është dënuar me 3 muaj pezullim me përfaqësuesen e Argjentinës.

Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.

Leo nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat në Kupën e Amerikës, duke pretenduar se kishte korrupsion të madh.

The post Lionel Messi dënohet me tre muaj pezullim appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----