Ballina LifeBizare Lind me sёmundjen e rrallë të lëkurës, prindërit e braktisin në spital!

Lind me sёmundjen e rrallë të lëkurës, prindërit e braktisin në spital!

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -


Një foshnjë e lindur me sёmundje tё rrallë që e detyron tё mbahet larg rrezeve tё diellit, është braktisur në një spital në Torino.

Giovannino, katёr muajsh, vuan nga iktioza harlekin – një gjendje gjenetike që shkakton trashjen dhe tharjen e lёkurёs.

Infermieret janë kujdesur për të që nga muaji gusht kur vogëlushi erdhi nё jetё, por tani atij mund t`i duhet qё tё largohet nga spitali brenda disa javësh.

Mendohet se sёmundja e pashërueshme e fëmijës është bёrё dhe shkas pёr braktisjen e tij nga prindёrit, ndonëse mjekёt vetё nuk e pohojnë një gjë tё tillë.

Stafit të spitalit i ka hyrё nё zemër vogëlushi; ata e shёtisin mё radhe nёpёr korridoret e ndërtesës, dhe sic thonë, ëndërrojnë qё ai tё ketë një dhomë të vogël aty, të gjithën pёr vete.

Autoritetet lokale janë të vetëdijshme për situatën dhe janë përpjekur të gjejnë prindërit për tё marrё një përgjigje tё qartë prej tyre. Ato po shikojnë gjithashtu mundёsinё pёr t`i siguruar Giovanninos një strehim tё përkohshëm, por situata e tij është e tillё qё ka nevojë për kujdes të veçantë.

Fёmija është mbajtur gjatë kёsaj kohe nё repartin e kujdesit intensiv pёr tё porsalindurit, dhe pёr tё parandaluar tharjen dhe plasaritjen e lёkurёs, trajtohet disa herё nё ditё me kremra hidratues.

---- ----
----
-----
-----