Ballina Lajme nacionale Limaj tregon kush do të marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Limaj tregon kush do të marrë ftesë nga Gjykata Speciale

15
SHPËRNDAJE

Flet Limaj.

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, por u shpreh i bindur se ftesat do t’iu dërgohen gjithë anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nuk kam marrë ftesë, por të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të thirren nga Gjykata Speciale”, tha Limaj në Blic interviw me Astrit Gashin.

“Ajo gjykatë është formuar kundër UÇK-së, megjithatë ftesa nuk duhet të shihet si spektakël medial, por si një gjë e rëndomtë. Kjo nuk do të jetë asgjë se çka do të vijë më pas kur njerëzit do të fillojnë të ballafaqohen direkt me këtë Gjykatë apo me procese gjyqësore”.

-----