Ballina Lajme nacionale Limaj thotë se prioritet në qeverisjen e ardhshme do ta ketë mirëqenien...

Limaj thotë se prioritet në qeverisjen e ardhshme do ta ketë mirëqenien e qytetarëve

11
SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrin në qeverinë e ardhshme, do të jetë rritja e pagës minimale në vlerë 250, por ka thënë se nuk do të ndalen me kaq.

Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni NISMA-AKR-PD thotë se Nisma në qeverinë e ardhshme do të angazhohet për një shoqëri, e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.
“NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve, por gjithashtu duke nxitur një treg më konkurrues me fuqi punëtore më të përkushtuar për punë”, ka shkruar Limaj.

Shënimi i plotë i Limajt:

NISMA Socialdemokrate është duke e harmonizuar programin qeverisës bashkë me partnerët e saj ku vend të rëndësishëm do të zënë politikat e mirëfillta për t’ua ofruar qytetarëve mirëqenien e duhur.

NISMA në qeveri do të angazhohet për një shoqëri, e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.

NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve, por gjithashtu duke nxitur një treg më konkurrues me fuqi punëtore më të përkushtuar për punë.

Një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim si Qeveri e ardhshme do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro, dhe nuk do të ndalemi me kaq.

Rritja e pagës minimale do të bëhet jo vetëm bazuar në aspektin ligjor, por edhe domosdoshmërinë për një mirëqenie më të mirë të punëtorëve, por gjithashtu rritjen e produktivitetit në vendet e punës.
Bashkë për Shtetin!