Ballina Lajme nacionale Limaj: Rexhep Selimi dhe luftëtarët e tjerë të UÇK-së do të...

Limaj: Rexhep Selimi dhe luftëtarët e tjerë të UÇK-së do të dalin fitimtarë nga Specialja

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fatmir Limaj ka folur për ftesat e Speciales që kanë marrë Rexhep Selimi dhe disa luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur në lidhje me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.

Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kreu i Nismës, ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit.

Postimi i plotë në Facebook:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.

Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë.

---- ----
----
----- ----
-----