Ballina Lajme nacionale Limaj prezanton aderimin e ri, doktor i njohur dhe ish nënkryetar i...

Limaj prezanton aderimin e ri, doktor i njohur dhe ish nënkryetar i Suharekës

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nisma Socialdemokrate, në prag të zgjedhjeve të parakohshme po vazhdon të prezantoj aderimet e reja.

Këtij subjekti, nga sot i është bashkuar edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi, i cili një kohë ka qenë edhe nënkryetar i komunës së Suharekës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ardhja e tij është vlerë e shtuar për Nismën dhe se me të do të jenë më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin.

“Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribuuar për vendin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

I lumtur që sot familjes sonë politike iu bashkua edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi.

Dr. Bytyqi ka një përvojë të gjatë mbi 30-vjeçare në fushën e mjekësisë.

Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për subjektin tonë. Me doktorin do të jemi më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin.

Për një kohë ai ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Suharekës.

Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribuuar për vendin.

Na priftë e mbara!
FL

---- ----
----
----- ----
-----