Ballina Lajme nacionale Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve...

Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e Nismës në qytetin e Rahovecit.

Me këtë rast, kreu i Nismës ka shplaosur disa nga prioritetet e tij, nëse merr drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se top prioritet do ta ketë bujqësine, duke u zotuar se brenda një mandati qeverisës do t’i investonte 500 milionë euro në këtë sektor.
“Temë mbi temë për mua është bujqësia. Brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë. Grantet dhe subvencionet që janë ndare deri me tani ka qenë vetëm për mbijetesë dhe ne planifikojmë zonimin bujqësor në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se vetëm bujqësia është mundësia më e mirë për ta zhvilluar vendin duke u zotuar kështu se do t’i mbështes ata që punojnë.

Limaj pooashtu ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shendetësore.
Ka përmend si prioritet edhe vazhdimin e mbështetjes se prodhuesve vendorë dhe ndermarrjeve të vogla dhe të mesme, reformave në drejtësi dhe qasje ndryshe ndaj diasporës.

Nisma dhe koalicioni që ai udhëheq ka thënë s edo të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 6 tetorit, pasi do të nxjerrë një rezultat spektakolar.

---- ----
----
----- ----
-----