Ballina Lajme nacionale Limaj flet për situatën aktuale në vend, tregon se cila është rruga...

Limaj flet për situatën aktuale në vend, tregon se cila është rruga deri te zgjedhjet

18
SHPËRNDAJE

Limaj ka treguar se cila është rruga për në zgjedhje.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për situatën aktuale në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë se “pa një marrëveshje të forcave politike, nuk mund të shpërndahet parlamenti, dhe s’ka zgjedhje”.

Ai ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërndajë Parlamentin.

“S’ka rrugë tjetër për zgjedhje pa u shpërndarë Parlamenti”, është shprehur Limaj.

“Shpërndarja e Parlamentit s’mund të bëhet pa 80 vota, prandaj është i nevojshëm konsensusi i partive për datën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

-----