Ballina Lajme nacionale Ligjëruesi kosovar në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i bashkohet PDK-së

Ligjëruesi kosovar në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i bashkohet PDK-së

11
SHPËRNDAJE

Profesori kosovar në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i është bashkuar PDK-së.

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, përmes postimit të një videoje në Facebook, ka thënë se vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora.

“Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

-----