Ballina Sport Liga Profesioniste me qëndrim zyrtar pas deklaratave të Ramës: Të vendosur për...

Liga Profesioniste me qëndrim zyrtar pas deklaratave të Ramës: Të vendosur për vazhdimin e bojkotit, protestë masive në 10 tetor

10
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së sotme, e cila zgjati afro 2 orë e gjysëm, Liga Profesioniste e Futbollit ka dalë me një reagim zyrtar në e “Facebook”-ut ku konfirmohet vazhdimi i bojkotit si dhe intensifikimi i kontakteve me negociatorin e qeverisë, z.Fidel Ylli. Është projektuar protestë masive e futbollistë në datën 10 tetor.

NJOFTIMI I LIGËS: 

Deklaratë për shtyp
Tiranë 29.09.2020

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore.

Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në luftën për plotësimin e katër kerkesave të Ligës drejtuar qeverisë.

LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.

LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik.

Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

-----