Ballina Sport Liga e Futbollit ndërpret bojkotin, ja kur nis Superiorja

Liga e Futbollit ndërpret bojkotin, ja kur nis Superiorja

10
SHPËRNDAJE

Liga Profesioniste e Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, pasi dy ditë më parë morën edhe përgjigjen e deputetit Fidel Ylli, i cili në letrën e tij u bënte me dije presidentëve të klubeve të Superiores se kryeministri Edi Rama ishte dakord parimisht me 4 kërkesat e tyre.

Liga e Futbollit, pas një diskutime mes përfaqësuesve të 10 klubeve anëtare, si dhe përfaqësuesve të FSHF, Armand Duka dhe Marjus Sulejmani, vendosi që Kategoria Superiore të nisë të mërkurën.

Kampionati ishte programuar të niste që me 12 shtator, por katër kërkesat e Ligës nuk u morën parasysh fillimisht dhe nuk munguan edhe replikat në distancë, derisa palët u ulën më pas në tavolinë.

Pas mbledhjes së sotme në stadiumin “Air Albania, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka bërë me dije se Liga ka vendosur që futbolli të kthehet ditën e diel me ndeshjet e Kupës dhe në mesjavë të rikthehet Kategoria Superiore.

“Ishte një llojë diskutimi me Ligën dhe vendimi përfundimtar për tifozët që duan të shikojnë futboll dhe lojtarët që duan të luajnë. Kemi vendosur që ditën e diel të zbresin në fushë dhe të mërkurën të luhet java e dytë. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyre qëllimin e tij pasi e ka sjell çështjen në diskutim. Kam pasur takime gjatë këtyre ditëve dhe kemi marrë miratim që çështje tona do të zgjidhen.

Nuk është e thënë që ne do të luajmë dhe kërkesat nuk do të plotësohen. Urojmë që sa më shpejt këto kërkesa të zgjidhen dhe mendoj se jemi në rrugë të mbraë. Kemi ndryshuar mënyrën e të kërkuarit, por nuk kemi thënë që këto kërkesa nuk do të realizohen. Ne nuk bëjmë presione dhe jemi të gjithë bashkë për të mirën e futollit.

Stadiumet? “Nuk jemi për herë të parë me probleme të tilla. E diela u la të filloj me Kupën dhe më pas Superliga do të rinisi të mërkurën.

Deklarata e Ministrises? “Ne kërkojmë nga çdo kush që të mbajë përgjegjësinë për të atë që paguhet. Ne kërkojmë gjëra llogjike dhe që janë të plotësueshme”.

-----