Ballina Lajme Bota/Rajoni Liderët e G7 premtojnë vaksina për vendet e varfëra

Liderët e G7 premtojnë vaksina për vendet e varfëra

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pandemia koronavirus dhe rimëkëmbja ekonomike ishin në fokus të takimit të liderëve të G7-ës. Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili udhëhoqi punimet e samitit të mbajtur në mënyrë virtuale, premtoi dhurimin e tepricave të vaksinave anti-covid të vendit të tij për shtetet e varfëra të botës.

Ai përshëndeti dy prurjet e reja, presidentin amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrin Italian, Mario Draghi, ndërsa kancelares gjermane, Angela Merkel, I kërkoi ta fikte mikrofonin e saj kur ai fliste.

Johnson u bëri thirrje liderëve të vendeve me ekonominë më të fuqishme të globit që të mbështesin planin e rimëkëmbjes pas shkatërrimit që solli pandemia, teksa e konsideroi 2021 si vit të kthesës.

“Duhet të sigurohemi që çdokush, përreth botës, të marrë vaksinën që u nevojitet në mënyrë që i gjithë planeti ta tejkalojë këtë pandemi, së bashku. E di që disa kolegë e kanë njoftuar atë ideal, të cilin Britania e mbështet fuqishëm.”, u shpreh Johnson.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kancelarja gjermane që mbështeti dhurimin e tepricave të vaksinave anti-covid të blera përmes programit të Bashkimit Europian.

“Pandemia nuk do të mposhtet derisa të gjithë njerëzit në botë të jenë vaksinuar.”, u shpreh Merkel.

Në deklaratën e përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Japonia, Italia, Gjermania, Franca dhe Kanadaja, konfirmuan përkushtimin për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe mekanizmin COVAX për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave.

Gjithashtu, vendet e G7-ës mbështesin rritjen e kapaciteteve prodhuese të dozave. Ndërkohë, para samitit të liderëve, presidenti francez, Emanuel Macron, i bëri thirrje Europës dhe Shteteve të Bashkuara të dërgojnë urgjentisht 5 përqind të furnizimeve të tyre me vaksina për vendet në zhvillim. Në një intervistë për Financial Times, kreu i Elizesë thotë se dështimi në shpërndarjen e drejtë të vaksinave do të shtonte pabarazinë globale.

---- ----
----
----- ----
-----