

Lëvizja Vetëvendosje dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për ti dhënë mandatin për krijimin e qeverisë Avdullah Hotit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konfirmoi këtë për gazetën “Koha”.
Pritet që të ketë një prononcim në media për këtë veprim, ndërkohë që kryeministri në detyrë Albin Kurti e paralajmëroi se ky veprim presidentit ishte në shkelje të Kushtetutës dhe a do ta çonte në gjykatë.