Ballina Lajme nacionale Lëvizja e befasishme e PS/ Kuvendi mblidhet dy herë brenda pak ditësh,...

Lëvizja e befasishme e PS/ Kuvendi mblidhet dy herë brenda pak ditësh, zbulohet arsyeja

8
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka planifikuar dy seanca plenare brenda pak ditësh. Seanca e dytë u thirr pak pas deklaratave të bujshme të presidentit Ilir Meta.

Kuvendi do të mbajë të enjten në orën 10:00 seancë plenare, e para pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku në rend dite mes të tjerash ka parashikuar  shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” dhe projektvendimin për  lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.

Ndërkohë të hënën  e 8 korrikut Kuvendi ka thirrur seancë të posaçme në orën 18:00.

Në një mesazh të shpërndarë nga grupi i PS-së, deputetëve socialistë u kërkohet të jenë të pranishëm patjetër.

Kuvendi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për rendin e ditës, por mësohet se bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës.

-----