Ballina Lajme nacionale Letra/ Thaçi i shkruan Kurtit, do emrin e kandidatit për kryeministër

Letra/ Thaçi i shkruan Kurtit, do emrin e kandidatit për kryeministër

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar një tjetër letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ku i kërkon kandidatin për të formuar qeverinë e re.

Ai i ka shkruar se është në pritje të kërkesës që ia kishte përcjellë me datë 2 prill, për të propozuar kandidatin për kryeministër.

----

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje në pajtim me Nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, ka shkruar ai.

Kreu i shtetit thotë se pas mocionit të mosbesimit ka zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit.

“Edhe njëherë më duhet t’ua rikujtojë se mandati im kushtetutës më obligon që të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit për kryeministër për të formuar Qeverinë e re. Si president unë do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e re”, ka shkruar tutje ai.

----- ----