Ballina Lajme Bota/Rajoni Letra pikëlluese e pensionistit që humbi bashkëshorten nga koronavirusi (DETAJE)

Letra pikëlluese e pensionistit që humbi bashkëshorten nga koronavirusi (DETAJE)

145
SHPËRNDAJE

Një burrë i mbetur i ve, me zemër të thyer, që humbi gruan e tij nga koronavirusi, me të cilën kishte 50 vjet, ka shkruar një letër duke paralajmëruar fqinjët të qëndrojnë në shtëpi, sepse sëmundja “nuk bën dallime”.

Allen Pattrick, 75 vjeç, nga Reading, Berkshire, vuajti shumë kur Jennifer, 79 vjeç, vdiq të martën, një ditë pasi u dërgua në spital me ambulancë.

Mbesa e tij, Ameerah Ali, 24 vjeç, ndau në “Facebook” një fotografi të letrës që ai iu dërgoi fqinjëve të tij për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e sëmundjes.

Jennifer vuante nga disa probleme shëndetësore dhe kishte shkuar në spital për dializë tri herë në javë prej një dekade. Ajo nuk pati temperaturë kur u dërgua në spital, por ndërroi jetë të martën, u tha Pattrick fqinjëve të tij. “Gruaja ime ishte një në një milion, por koronavirusi e njohu atë si një nga 253 njerëzit që vrau të martën e kaluar”, ka shkruar ai.

“Vdekja nga koronavirusi nuk është një tranzicion paqësor për të vdekur. Është një proces i zgjatur dhe i dhimbshëm deri në fund dhe paqja vjen vetëm pas frymës së fundit të dhimbshme”.

Ai e përshkroi COVID-19 virus që nuk bën dallime dhe si një vizitor të padëshiruar dhe të urryer. Allen iu kërkoi fqinjëve të tij të ruanin veten, duke qëndruar në shtëpi. “Ju lutem, rrini brenda shtëpive tuaja. Kjo nuk do të garantojë sigurinë tuaj, por ju jep juve dhe familjes suaj një shans më të mirë”.

Thirrja e tij vjen kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi 684 vdekje më shumë nga koronavirusi sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,605 vetë. Numri po rritet çdo ditë.

----- ----- ----- -----