Ballina Showbiz Letra e rrallë e djalit për nënën, dhurata e çmuar e krijuar...

Letra e rrallë e djalit për nënën, dhurata e çmuar e krijuar me plastelinë

186
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Cila nënë nuk do të emocionohej nëse do të merrte për 8 Mars një dhuratë si ajo që ka marrë këngëtarja Anjeza Branka?! Ajo ka publikuar një letër që i ka bërë i biri, shoqëruar edhe me një trëndafil të kuq të krijuar me plastelinë.

E emocionuar teksa ndan letrën, këngëtarja shkruan, “Ti je Bota ime. Të dua pafund ♥. Më ka bekuar Zoti me ty jeta ime. Jam mami më e lumtur në botë. Gëzuar 8 Marsin”.

Përmbajtja e letrës:

Për mamin më të mirë në botë!

E dashur mami, desha të të uroj për festën e nënave pasi ti e meriton. Desha që këtë vit të bëja diçka të veçantë, jo ndonjë byzylyk apo ndonjë varëse por diçka nga zemra ime.

E di që nuk është diçka e madhe dhe e shtrenjtë, por shpresoj që të të bëj të lumtur dhe të të bëj të buzëqeshësh. Të dua shumë dhe je gjëja më e çmuar në jetën time. Ashtu siç kujdesesh për mua, do kujdesem edhe unë për ty dhe nuk do të lë kurrë vetëm, ashtu siç nuk më ke lënë kurrë ti mua. Kjo letër nuk shpreh të gjitha ndjenjat dhe dashuritë që kam për ty sepse më duhen të gjithë letrat e botës për të. Je gjëja që dua më shumë në jetën time. Me dashuri nga djali yt, Leanzo.

---- ----
----
-----
-----