Ballina Showbiz Leonita dhe Graniti të lumtur, e mbushin shtëpinë me dhurata për bebin...

Leonita dhe Graniti të lumtur, e mbushin shtëpinë me dhurata për bebin e tyre

38
SHPËRNDAJE

Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Bukuroshja e futbollistit të njohur, Granit Xhakës, Leonita është në muajt e fundit të shtatzanisë.

Dyshja që do të bëhen prindër për herë të parë po publikojnë pamje të ndryshme nga përditshmëria e tyre. Bashkëshortja e Xhakës po tregohet mjaft aktive në instagram, ku për ndjekësit e saj të shumtë po publikon foto dhe video gjatë pritjes së saj të ëmbël, shkruan rtv21.

Ajo siç duket tani ka nisur për të blerë gjërat për fëmijën e saj të parë. Kjo shihet nga videot që Leonita ka publikuar sot në instastory.

Ajo po ashtu, sot ka publikuar një foto të bukur në instastory për 183 mijë ndjekësit e saj, në të cilën shihet me barkun e rrumbullakosur dhe pranë personit të saj të zemrës, Granit Xhakës.

-----