Ballina Shëndetësi Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh. Më poshtë listohen të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes.

Përse Duhet Nisur Dita Me Lëng Domateje?
Antioksidantët
Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar. Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat. Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.

----

Kundër Konstipacionit
Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës. Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Zemrës
Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut. Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi Imunitar
Lëngu i domates duhet pirë rregllisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar. Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K. Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalçium, fosfor, hekur dhe sodium. Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për Lëkurën
Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore. Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër Dhimbjeve Të Artritit
Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit. Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë. Këshillohet se lëngu i domates duhet të jetë i freskët dhe jo i paketuar që zakonisht është i mbushur me substanca të dëmshme./AgroWeb

----- ----