Ballina Lajme nacionale Lëndohen 11 persona nga djegia e banesës në Prishtinë

Lëndohen 11 persona nga djegia e banesës në Prishtinë

21
SHPËRNDAJE

Njëmbëdhjetë të lënduar nga djegia e banesës në Prishtinë
11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e djegies së banesës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi net.

Ata kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëgjesit, teksa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq nuk dihen shkaktarët e zjarrit.