Ballina Sport Lëkunden pozitat e Mourinhos, Tottenham i bën presion me një ish-interist

Lëkunden pozitat e Mourinhos, Tottenham i bën presion me një ish-interist

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Totteham pësoi një eliminim befasues nga Europa League. Spurs fituan 2-0 takimin shtëpiak kundër Dinamo Zagreb, por u mposhtën 3-0 në Zagreb mbrëmjen e kaluar. Në çerekfinale kaluan kampionët e Kroacisë, teksa kjo disfatë ka lëkundur pozitat e Jose Mourinhos.

Tottenham nuk po kalon një moment të mirë as në Premier League, aty ku renditet përkohësisht në vend të tetë. Drejtuesit e klubit londinez presin reagimin e skuadrës dhe realizimin e objektivit Champions League për sezonin e ardhshëm.

 

Luciano Spalletti

Ultimatum për Jose Mourinhon, teksa ka dalë në skenë emri i parë që mund ta zëvendësojë. Ai është Luciano Spalletti, i cili ka drejtuar më parë ekipe si Roma, Zenit dhe Inter. 62-vjeçari italian qëndron pushim prej majit të vitit 2019, moment kur u nda me zikaltrit e Interit. /abcnews.al

The post Lëkunden pozitat e Mourinhos, Tottenham i bën presion me një ish-interist appeared first on Abc News.

---- ----
-----