Ballina Lajme nacionale Lekaj i kundërpërgjigjet Mustafës

Lekaj i kundërpërgjigjet Mustafës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pal Lekaj, i kundërpërgjigjur Isa Mustafës.

Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur Ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa,ai ka kritikuar qeverisjen e tij duke thënë prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermerr veprimet e saja.

Ja postimii tij I plotë në Facebook:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%.

Askush nuk është mbi ligjin, nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermerr veprimet e saja. Ne as me të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalëpunën drejtësisë në zbardhjen e sëcilës thashetheme.

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithësesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugorë me të sigurt.

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë, nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

---- ----
-----